Dita e të drejtave të fëmijëve është dita e së ardhmes për çdo vend. Në një kohë kur bota po kthehet në një vend të pasigurt për të gjithë, bota e fëmijëve duhet ruajtur dhe mbajtur larg ndikimit të saj, por pavarësisht të gjithave, jo çdo fëmijë e ka mundësinë të ketë mbështetjen e të dy prindërve. Kjo është dhe tematika që trajton kënga për fëmijë “Ti jeto”, për atë botë të vetme, në të cilën fëmijëve nuk duhet t’u mungojë asnjë gjë.
Një këngë dhe klip që i kushtohet të gjithë fëmijëve të cilët për një arsye ose një tjetër, nuk kanë fatin të jetojnë me të dy prindët.
Një drame e një fëmijë që akuzon veten deri aty sa mendon se është ai faji për gjithçka, por që nje moshatare e tij, pasi merr vesh, si qëndron e vërteta nis t’i dhurojë jetë dhe nota ndriçimi duke ftuar të gjithë bashkëmoshatarët, për t’i dhënë kurajo në një zë ‘Ti je vetë, pafajësi, ti je vetë melodi, hapi krahët, fluturo, ti jeto’.
Një sensibilizim nga fëmijë të talentuar të vendit tonë nga Durrësi dhe Tirana që u bënë pjesë e kësaj teme, përkatësisht, Anja, Elora, Kristel, Nikol, Dean, Noha, Ajlis, Brajan, Aleks, Adriana, Redon, Tais, deri tek më e vogla grupit Odrit, e cila jep shpresë me fjalët ‘Ti je jeta, vetë gëzimi’.
Nën udhëheqjen e Metila Dervishi, krijuese e kësaj balade, tekst-shkruajtëse e këngës dhe pjesëmarrjen e veçantë të aktores së njihur Adelina Muça. Orkestrimi nga mjeshtri Sajmir Çili, kameraman Daniel Dervishi, montazhier Marinel Hoxhalli, kanë bashkëpunuar për strukturën e një kënge-himn, rikthehet sot për të tingëlluar edhe më fort në Ditën e të drejtave të fëmijëve në mbarë botën!
Linku i këngës:
Teksti i këngës “Ti jeto”:
Një ditë të bukur
Un po shetisja
Dhe shkumën e detit
Po kuturisja
Befas, me ndali vështrimi
Tek një fëmijë kish zënë vend trishtimi…
Doja të dija un
Ku ishin prindët e tij
Lehtë iu afrova
Një buzëqeshje i dhurova
Si në faj me pa ai
‘Babi’ tha, s’vjen me në shtëpi
-‘Ndoshta jam i keq,
Nuk e di …?!’
Kush t’a mori fëmijërinë
T’a rrëmbeu çiltërsine
Bota në fëmijëve n’a përket
Ti je jeta, vetë gëzimi’
Fshiji lotët moshatar
Do të bëhesh djalë i mbarë
Hapi krahet dhe fluturo
Hiqe trishtimin
Eja kendo
Ku je, ku je
Fëmij i pafat
Prane detit eja
Shpresen të t’a jap
Me kujtohet
kur ti me the
‘Mami është vetëm në shtëpi
Çfarë të bëj nuk e di
Jam veç një fëmij’
Shko te mami përqafojë
Dhe përhumbjen ti largoje
Të kam sjellë sot ty një dhuratë
Ja një guaskë
Thonë sjellin fat
Eja sot o miku im
Të t’a heq atë trishtim
Këtë këngë sot për ty këndoj
Tingujt kudo i percoj
Ti je vete pafajsi
Ti je vete melodi
Hapi krahet
Fluturo
Ti jeto’!