I dashur,
Jam e sigurt që sërish do çmendem. Ndjej se nuk mund të përballojmë më një tjetër nga ato momente të tmerrshme, që këtë herë nuk do të shërohen. Po filloj të dëgjoj zëra që nuk më lënë të përqëndrohem. Për këtë shkak, po bëj gjënë më të arsyeshme.
Më ke dhënë lumturinë më të madhe të mundshme. Ke qënë në çdo mënyrë ai që askush nuk do të mundte të ishte. Nuk mendoj se dy njerëz mund të kenë qënë më të lumtur se ne, derisa kjo sëmundje u shfaq. Nuk mund ta luftoj më.
E di që po të shkatërroj jetën, e di se pa mua, mund të shkosh shumë larg. E di që do ta bësh. E sheh? Nuk mundem as të shkruaj si duhet. As të lexoj nuk arrij.
Dua të të them se të detyrohem për të gjithë lumturinë në jetën time. Ke qënë tërësisht i duruar me mua, tepër i mirë. Dua ta them, sepse të gjithë e dinë. Nëse dikush do të arrinte të më shpëtonte, do të ishe ti, padyshim. Gjithçka u largua nga unë, përveç mirësisë tënde.
Nuk mund të vazhdoj të shkatërroj jetën tënde, nuk mendoj se dikush tjetër do të kishte qënë aq i lumtur sa ishim ne.
V’.
***
Më 28 mars 1941 shkrimtarja angleze Virginia Woolf, gjatë krizës së saj të fundit depresive, mbushi xhepat me gurë dhe e la veten të mbytej në lumin Ouse, jo shumë larg prej shtëpisë.