Këngëtari i njohur Jason Derulo dhe këngëtarja Giusy Ferreri, do të mbajnë koncerte në Tiranë në korrik dhe gusht për të gjithë fansat e tyre shqiptar.
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri do të mbajë koncertin e saj më 29 korrik dhe Jason DeRulo në 9 gusht, në Spectapolis Tirana i përqëndruar nënë stadiumin “Selman Stërmasi”, ku do të zhvillohen edhe evente të tjera muzikore gjatë verës.
Jason Joel Desrouleaux, është i njohur profesionalisht si Jason Derulo, është një këngëtar dhe kantautor amerikan.
Që nga fillimi i karrierës së tij solo në 2009, ai ka shitur mbi 250 milionë single në mbarë botën dhe ka arritur njëmbëdhjetë single platini duke përfshirë hitet “Wiggle”, “Talk Dirty”, “Want to want Me”, “Trumpets”, “It Girl”, “In My Head”, “Ridin’ Solo” dhe “Whatcha Say”.
Këngëtarja Giusy Ferreri është e njohur në Itali për zërin e saj të vecantë. Fillesat e para i ka që në 2005 me këngën Il Party, por nuk u bë e famshme. Suksesi i saj fillon në qershor 2008 ku SonyBMG Italy bëri bashkëpunimin me Giusy Ferreri, ku përfshiu këngën e saj të parë Non Ti Scordar Mai Di Me.