“Si truri ynë, ashtu dhe zemra apo muskujt tanë, nëse nuk i përdorim, ne i humbasim ato,” thotë terapistja e traumës Christine Gibson.
Por, cilat janë avantazhet që sjellë leximi i librave?
Më pak stres
Leximi mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të largoni vëmendjen nga streset e përditshme duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe duke qetësuar muskujt tuaj. Sipas një studimi nga “University of Sussex”, leximi për vetëm gjashtë minuta mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.
Forcon kujtesën
Një studim në neurologji zbuloi se leximi, së bashku me forma të tjera të aktivitetit njohës,forcon kujtesën dhe ul rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit.
Gjumë më i mirë
Sipas një studimi njerëzit që lexonin bënin gjumë më të mirë krahasuar me ata që nuk lexonin libra.
Një zemër më e shëndetshme
Leximi i diçkaje humoristike apo një romani dashurie është një ilaç i mirë për zemrën. Studimet tregojnë se një e qeshur më shumë ul ndjeshëm rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru.