“Turistët e përgjuar” vjen në Durrës si një reminishencë e komunizmit!

Home Aktualitet “Turistët e përgjuar” vjen në Durrës si një reminishencë e komunizmit!
“Turistët e përgjuar” vjen në Durrës si një reminishencë e komunizmit!

“Turistët e përgjuar” është shtëpia ekspozitë më e fundit e cila ka hapur dyert në qytetin e Durrësit. Në një rrugicë shumë pranë qendrës së qytetit, shtruar me kalldrëm, e cila njihet si ndër të paktat lagje të vjetra dhe të patransforuara, një grup intelektualësh kanë ideuar pikërisht këtë atraksion të ri turistik.

Dhe pse e mbyllur në komunizëm, shqipëria ka pasur turizëm ndërkombëtarë, sy dhe vesh kureshtarë për të zbuluar se çfarë fshihte një vend kaq i izoluar dhe që sigurisht realiteti i servirej si një parajsë socialiste.

Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku, dy pedagoge dhe eksperte të turizmit e kanë kthyer banesën e familjes Mima në një qendër të cilën nuk ndodh ta gjejmë shpesh në Durrës.

Kur flasim për kushtet për të vizituar Shqipërinë komuniste, modelet e flokëve perëndimor, veshjet ekstravagante, mbajtja e mjekrës, komunikimi me vendasit, filmimi apo fotografimi dhe sjelljet perëndimore, ishin krejtësisht të ndaluara ndërkohë që turistët duhet të bënin shkresa të tëra për të vizituar vendin nën masa të rrepta sigurie.

Dhomat e hoteleve ishin të përgjuara me “çimkat” e vendosura në tavllat e duhanit, ndërkohë që rrugëve kishte të ashtuquajtur “spiunë” të cilët shënonin gjithçka dëgjonin nga bisedat e turistëve me guidat.

Nuk mungojnë as bunkerët si një pjesë e pandarë e një regjimi komunist dhe arsyet e përdorimit të tyre, të cilat ekspertet e turizmit, ua shpjegojnë turistëve të huaj dhe vendas.

Sakaq nuk mungojnë as përshtypjet e turistëve të huaj ku të fundit që e vizituan, ishin një çift polak. Banesa dhe mobilimi i kujtonte shtëpitë e gjyshërve të tyre në fëmijëri, por me një ndryshim të vetëm, regjimin!

Shtëpia ekspozitë do të qëndroj e hapur për vendasit dhe turistët në nje afat të pacaktuar, pasi ende po punohet për krijimin e mindësive më të mira për të ekspozuar më shumë të dhëna dhe fakte që lidhen me periudhën e komunizmit dhe atë se çfarë quhet “Turistë të përgjuar”.