Stacioni i fundit i baletit kontemporan “Uni” ishte në qytetin e Durrësit , për këtë sezon veror. Shfaqja u ndoq me interes nga publiku në sheshin “Liria”.
Energjia dhe vitaliteti që “Uni” transmetoi tek publiku durrsak është e ngjashme me luftën e secilit prej nesh me veten dhe botën që e rrethon. Balerina Rovela Shqevi u shpreh se shfaqje të tilla janë një nevojë për t’u larguar nga përditshmëria, për të reflektuar mbi atë që bëjmë ku secili e kupton baletin si një roman, duke fantazuar në mënyrën e tij.

“Baleti sjell levizje koreografike mjaft të bukura, muzikë dhe tematikën intersante, luftën e njeriut, luftën e brendshme që e përball me gjërat që e rrethojnë”, tha Rovena Shqevi.
Baleti kontemporan erdhi me koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.


