Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha është rikthyer në vendlindjen e të atit pas 12 vitesh.
Me anë të një postimi në Instagram artistja ka publikuar disa foto nga vizita e saj në Dibër të Madhe.
“Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë” turneut, shkruan Bebe.
Artistja e ka mbyllur shkrimin me faktin që vizita në Shqipëri i kujtoi rëndësinë e lidhjeve familjare.
“Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, përfundon ajo.