Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”. Fillimisht ajo i ka dedikuar disa fjalë zemre fansave dhe më pas për artistët që kanë performuar.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ajo ka listuar disa nga momentet më të bukura të festivalit.
“Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Ju dua shumë”, shkruan Dua.
“Sunny Hill Festival” nisi të enjten e 25 korrikut dhe përfundoi mbërmjen e djeshme më 28 korrik. Koncerti i cili u zhvillua për katër netë radhazi u mbajt në Bërnicë, Prishtinë.
