Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit

Home Aktualitet Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit
Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit

Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë  “Kurum”, e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.

Kurum pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës. Por gjyqtarët ndërkombëtarë ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë Kurum që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.

Avokati i Shtetit se gjyqtarët ndërkombëtarë, në vendimin që ende nuk është publikuar në faqen e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kanë arritur në përfundimin se pretendimi i kompanisë turke se shteti shqiptar ka penguar investimet nuk qëndron.

Gjithashtu gjykata tha se edhe vendimet e gjykatave shqiptare, që kanë rrëzuar Kurum, qëndrojnë pasi ishin të pranuara si kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshje që në kontratën dypalëshe.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, pjesë e grupit të Bankës Botërore, vendosi që të gjitha shpenzimet gjyqësore, edhe të shtetit shqiptar, t’i paguaja pala humbëse, Kurum.

Kompania Kurum nënshkroi kontratën në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Në 2016 Ministria kërkoi prishje të kontratës me argumentin që kompania nuk kishte përmbushur kushtet.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës. Më 3 shkurt 2020, përmbaruesit shkuan në terren për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit./shqiptarja.com