Kina vazhdon me fitimin e medaljeve të arta olimpike, ku kësaj radhe Chen Yuxi dhe Quan Hongchan dolën fituese të medaljes së artë në “zhytjen e sinkronizuar” te femrat nga lartësia 10 metra në “Parisi 2024”.
Zhytëset kineze kishin fituar në tre kampionate botërore, ndërsa në finalen e Olimpiadës dominuan dhe kryesuan me 359.19 pikë. “Ndiej se paraqitja jonë është në rregull”, ka thënë 17-vjeçarja Quan, e cila është bërë sensacion me zhytjet pothuajse perfekte. Chen është 18-vjeçare.
Kim Mi Rae dhe Jo Jin-mi nga Koreja e Veriut përfunduan në vendin e dytë me 315.90 pikë. Andrea Spendolini-Sirieix dhe Lois Toulson nga Britania fituan medaljen e bronztë me 304.38 pikë.
Kina deri tani është e para me medalje ari, pasi ka fituar 11 në “Parisi 2024”.