Është shpallur lista e nominimeve në MTV Music Video Awards 2024. Mes yjeve të muzikës botërore është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila është nominuar në tri kategori.
Ka qenë vetë artistja e cila me anë të një postimi në Insta Story ka ndarë lajmin e bukur me fansat dhe dashamirësit e saj.
Ndërkohë ajo që ka kryesuar me nominime për këtë vit është Taylor Swift, nominuar në gjithsej 10 kategori.
Kjo ceremoni vjetore, e cila nderon yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, do të mbahet më 10 shtator në Nju Jork.
