Frutat konsiderohen si ushqimet më të shëndetshme. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.
Boronicat
Boronicat përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan. Janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme, të cilat janë të rëndësishme në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.
Mollët
Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Konsumimi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si ato kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri.
Portokallet
Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, portokallet pqrmbajnë kalium, hekur, kalcium, vitaminë E dhe vitaminat e shumta B.
Kumbullat e thata
Kumbullat, e veçanërisht ato të thatat, janë një burim i dobishëm i lëndëve ushqyese. Këto frutandihmojnë me tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave, duke ndihmuar kundër konstipacionit. Përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në zhvillimin e disa proteinave të nevojshme për koagulimin e gjakut dhe forcimin e kockave.
Mjedrat
Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
Manaferrat
Manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K.
Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.
Domatet
Së bashku me sasitë e mëdha të vitaminës A, domatet njihen si një burim i fortë i likopenit, një tjetër antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në eliminimin e radikaleve të lira dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.
Shalqiri
Krahas sasisë së lartë të likopenit, shalqiri konsiderohet si një nga frutat më hidratues me rreth 92% përmbajtje uji. Gjithashtu konsumi i këtij fruti mund të ndihmojë me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
Avokado
Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura, të cilat mund të reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak.