Videoklipi i këngës së re, ‘Lifetimes’ i ka kushtuar këngëtares së njohur Katy Perry. Spanja ka nisur hetimet ndaj këngëtares, pasi në videoklipin i këngës është filmuar pa leje në dunat e mbrojtura në ishullin S’Espalmador në Formentera.
Katy Perry shfaqet duke shijuar plazhet dhe duke festuar në klube në ishujt Ibiza dhe Formentera.
Një deklaratë nga qeveria spanjolle pretendonte se kompania e prodhimit nuk kishte kërkuar leje për të zhvilluar videoklipin në ambientet e dunave, të cilat janë zonë e mbrojtur.
Zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën “krime kundër mjedisit”, pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.
Departamenti i mjedisit i Ishujve Balearik lëshoi një deklaratë për shtyp të martën, duke pretenduar se kompania e prodhimit të videos nuk kishte siguruar autorizimin e nevojshëm përpara xhirimit.
Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se “kanë nisur veprimet hetimore paraprake”.