Muralja me parodistët e Vlorës si një kujtesë për humorin e hollë

Home Aktualitet Muralja me parodistët e Vlorës si një kujtesë për humorin e hollë
Muralja me parodistët e Vlorës si një kujtesë për humorin e hollë

‘Parodistët e Vlorës’ mbeten grupi më i famshëm i humorit ndër breza në Shqipëri. Në qytetin e Vlorës është pikturuar një murale si kujtesë për humorin e tyre të hollë, shkruan kryeministri Rama.

‘Parodistët e Vlorës’ Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, kanë gëzuar plot zemra me humorin e tyre përgjatë viteve, të cilat edhe pse kalojnë nuk e zbehin impaktin e tyre tek publiku artëdashës që i ka vlerësuar gjithmonë.

Një nga parodistët Muhamet Liko, i njohur si ‘Meti’ u nda nga jeta në maj të vitit 2019, në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk për 3 artistët e tjerë të grupit.