Muralja e radhës, personazhi të cilën kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë.

Home Aktualitet Muralja e radhës, personazhi të cilën kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë.
Muralja e radhës, personazhi të cilën kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë.

Nga Benet Beqiri

Një pikturë murale po i shtohet qytetit të Kukësit. Është imazhi i kitaristit nga Shkupi, Ismet Shaini, pjestar i grupit ‘rock’ të viteve ’80, “Telex”. Vepra në proces, e piktorit Kristian Zara, vjen si bashkëpunim me bashkinë, për realizimin e murales në njërin prej pallateve të lagjes numër 2 të qytetit verilindor.

Imazhi i kitaristit mjaft të dashur për qytetarët e Kukësit do të qëndrojë në fasadën e pallatit, për të kujtuar lidhjen e veçantë të kuksianëve me grupin “Telex”, këngët e të cilëve i dëgjonin fshehurazi në radio, në vitet ’80-të.

Kristian Zara, i cili ka realizuar disa murale në Shqipëri, ndodhet për herë të parë në Kukës dhe jep impresionin e tij për qytetit.

Ai është një artist i artit figurativ pamor dhe kritik arti. Pas mbarimit të Liceut Artistik në Elbasan dhe refuzimit në Akademinë e Arteve në Tiranë u detyrua të largohej për në Greqi. Më pas ka ndjekur studimet në Skoci, Master në Artit Shoqëror dhe Publik. Edhe pse kishte mundësi të jetonte e të punonte në Skoci, Kristiani, vendosi të kthehej në Shqipëri.

Mesazhi i artistit për të rinjtë shqiptarë është që të lexojnë sa më shumë ndërsa bashkëmoshatarët e tij duhet të bëjnë një sakrificë të fortë për të ndërtuar vendin pavarësisht vështirësive e pengesave./shqiptarja.com