Një ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u përball me një situatë të pakëndshme në aeroport. Ajo përshëndeti në shqip një nga punonjësit, por ky i fundit e kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte.
Ditën e sotme Bebe ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.
“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.
