Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi, ka dhënë lajmin e shumë-pritur për sigurinë e përmbajtjeve që publikohen online.
Nëpërmjet të një postimi në rrjetin social facebook, drejtuesja e AMA-s ka deklaruar se tashmë është krijuar mundësi bashkëpunimi me platformën TikTok, për denoncimin dhe ndalimin e përmbajtjeve të dëmshme për publikun.
Postimi i plotë:
Raporto përmbajtjet e dëmshme në TikTok:
Lajm i mirë!
🤝Kemi vendosur bashkëpunim me platformën TikTok
❌️Çdo përmbajtje e dëmshme e publikuar në këtë platformë, do të regjistrohet në kanalin e hapur për llogari të AMA-s, për t’u shqyrtuar dhe, nëse nga ekipet tona do të konsiderohet si e tillë, do të marrim masat e nevojshme.
🟢Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve.
‼️Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar❌️