Grupi ikonik i rock-ut ‘Oasis’ bashkohet pas 15 vitesh, turne me 14 koncerte në 2025

Home Aktualitet Grupi ikonik i rock-ut ‘Oasis’ bashkohet pas 15 vitesh, turne me 14 koncerte në 2025
Grupi ikonik i rock-ut ‘Oasis’ bashkohet pas 15 vitesh, turne me 14 koncerte në 2025

Pas 15 vitesh të ndarë, grupi i famshëm i rockut “Oasis”, ka planifikuar një serë koncertesh në Britani, përgjatë vitit 2025.

I shpërbërë në vitin 2009 pas një debati mes vëllezërve Liam e Noel Gallagher, përkatësisht këngëtar e kitarist në grupin “Oasis”, grupi ikonik i Rockut e njoftoi ribashkimin në rrjetet socia

Duke bërë të lumtur miliona admirues në mbarë botën, ata shkruajtën se turneu i vitit 2025 përfshin 14 koncerte, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Biletat do të dalin në shitje nga e shtuna e 31 gushtit.

Përplasja mes dy vëllezërve Gallager thuhet se ndodhi gjatë festivalit parizien Rock en Seine.

Prapa kuintave, gjatë festivalit, kompozitori i grupit Liam, i theu kitarën vëllait të tij kitarist Noel, si shenjë shpërbërje e grupit. Pas kësaj, pjesa e mbetur e anëtarëve të bandës u ripërtëri me emrin “Beady Eye”, por mesa duket grupi i vjetër do të rikthehet.

“Oasis” lindi në vitin 1991 si ripërtëritje e grupit muzikor Rain, i cili drejtohej nga kitaristi Paul Arthurs.

Ky i fundit ftoi t’i bashkohej bandës të tij këngëtarin Liam, i cili më vonë e pagëzoi grupin me emrin “Oasis”.