Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon për gjuhën lincuese të ministres ndaj gazetarit të Syri Tv

Home Aktualitet Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon për gjuhën lincuese të ministres ndaj gazetarit të Syri Tv
Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon për gjuhën lincuese të ministres ndaj gazetarit të Syri Tv

Në një reagim në rrjetet sociale, AGSh, ka mbajtur një qëndrim ndaj sjelljes së ministres Balluku kundrejt gazetarit të Syri Tv.

Në postim AGSH është shprehur:

Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sjelljen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj gazetarit të “Syri Tv” Ermal Rizaj.

Ne refuzojmë gjuhën lincuese dhe intimiduese të përdorur sot nga znj. Balluku ndaj kolegut i cili me profesionalizëm ushtroi të drejtën e tij për të bërë pyetje ndaj një çështje me interes të lartë publik.

Ne gjithashtu jemi të shqetësuar edhe për heqjen e të drejtës për të vijuar me pyetjet e tjera nga ana e Zv.kryeministres për kolegun Rizaj.

Duhet rikujtuar se për më shumë se 10 ditë, institucionet qeveritare po refuzojnë të japin informacion të qartë dhe shterues mbi shqetësimin publik të qindra tonë mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme.
Pavarësisht se gazetarët kanë dërguar në mënyrë të pavarur pyetje e kërkesa pranë ministrive përgjegjëse, doganave dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, asnjë zyrë shtetërore nuk ka mundur të bëjë transparencë se çfarë fshihet në ato kontenierë, kush i prodhoi, si kaluan në Portin e Durrësit, e mbi të gjitha, ku do të shkojnë ato.
AGSH i bën thirrje qeverisë dhe të mandatuarve të saj të ndalë sulmet ndaj medias dhe të bëjë transparencë në përputhje me ligjin dhe interesin publik.
AGSH ka ndjekur me shqetësim qasjen e qeverisë ndaj kësaj çështjeje, e cila fatkeqësisht, i ka zëvendësuar përgjigjet, me sulme ndaj gazetarëve që këmbëngulin të bëjnë pyetje.

https://www.facebook.com/share/v/4MrgN6nthavg9Rtg/?mibextid=WC7FNe