Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…

Home Aktualitet Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…
Gen Z: Pas një bluze me kapuç rreh një zemër e brishtë…

Nga Doreada Mio

Dy djem në plazh që ngrinin në krahë nga karroca shokun e tyre dhe ecnin drejt detit, ishte video që më mbeti në mendje nga Instagrami këtë javë. Të thuash u preka është pak, saqë anashkalova dhe bezdinë që zakonisht më shkakton shfaqja e foto/videove me fytyra të pambuluara..

Nga larg dukeshin si një, mënyra gati-gati prindërore sesi njëri nga djemtë i hidhte ujë deti shokut të pamundur ishte si shuplakë fytyrës ndaj meje  por dhe atyre që shpesh i përgjithësojmë dhe akuzojmë Brezin  Z si të pandjeshëm dhe agresivë….

Po kush janë gjenerata Z dhe sa i njohim ata ?

Nëse ju ndodh të shihni ndonjë të ri/re mbi scooter, me kufje në vesh , me bluzë të gjerë me kapuç që ne të njëjtën kohë dërgon dhe sms ai/ ajo patjetër është i gjeneratës Z…

Të lindur nga gjysma e dytë e viteve 1990 e deri në fillimin e viteve 2010, Gen Z  njihen ndryshe edhe si të lindurit e epokës digjitale, i pari brez që internetin dhe AI i kanë pjesë të jetës së përditëshme! Frika më e madhe e tyre është mos mbeten pa bateri telefoni.. por e urrejnë  tu përgjigjen telefonatave  dhe preferojnë mesazhet zanore ose tekstet e shkruara …..(Sondazhi  thotë se marrjen e  nje  telefonatë te papritur ata e lidhin  direkt me marrjen e nje lajmi te keq…)

Nuk e konceptojnë dot të qenit off line dhe kalojnë mbi 6 orë në  ditë në  telefon, por e humbasin vëmendjen dhe përqendrohen me vështirësi tek diçka që zgjat  më shumë se 9 sekonda … Facebook ju duket për të vjetrit, Instagrami akoma , tik toku dhe you tube janë të preferuarit e tyre …Flasin hapur dhe njohin sex-in e sigurtë, pëlqejnë muzikën , sportin, udhëtimet për të zbuluar botën, shopping, modën dhe eventet fancy..

Janë brezi që jetoi terrorizmin, pandeminë, martesën midis të njëjtit sex, bullizmin! Fenomenet si izolimi,  vartësia nga interneti , konkurrenca , frika e të qenit të përjashtuar (FOMO), pasiguria janë  kurthi që i çon drejt substancave  dhe problemeve të shëndetit mendor ! Shifrat e rritura çdo vit për fat të keq bëjnë të quhen edhe brezi i ankthit e depresionit …

Gen Z ankohen se kanë prindër hiperprotektivë të cilët i krahasojnë  me veten e tyre . Ne fakt te dy brezat , perdorin “ alfabete “krejt te ndryshëm!  Jo vetëm se Gen Z flasin në slang dhe me emoji por edhe fenomenet sociale dhe botën e shohin jo njësoj, janë me të thjeshtë, mendje hapur jo raciste dhe luftojnë për kauza si LGBT, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e planetit …

Si përfundim: ata nuk janë më 10 vjeçarët me leven e PlayStation në  dorë që luteshin për të patur një tel celular , ata janë 25 vjecarët  praktikë, multitasking plot dije , që kanë fituar vetbesim , të gatshëm për ta ulur kapuçin e bluzës pas të cilës rreh një  zemer e brishtë..Ata kanë përqafuar ndryshimin dhe janë gati të ndryshojnë botën dhe të ardhmen por përpara së gjithash ata presin të shihen në sy me prindërit e tyre të cilët duhet të përpiqen  ti kuptojnë, mbështesin  dhe jo paragjykojnë …

“Pas një hoodie bulëzon një botë e tërë ndjenjash dhe emocionesh”.