Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar pas lajmit se Alfred Peza më drejtori i përgjithëm i RTSH.
Me anë të një Insta Story Alketa shprehet se i bëhet qejfi që ai nuk mban më atë post. Madje për moderatoren sot është një ditë e gëzuar.
“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, what comes around goes around! Karma is a bitch! Sot është një ditë shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve që ju ke hequr bukën, të paktën Zoti ju dha të drejtë!
Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçkën e shefit të kënaqi ca kohë të prije koka sipas qejfit”, shkruan Alketa.
Më tej ajo shton se pas largimit të Pezës babai i saj do të prehet i qetë.
“Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes.
Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale
Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rrugë të Mbarë”, përfundon Alketa krah fotos së lajmit që Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.