Menaxhimi i situatës së reshjeve – Ndërhyn SHRUKD

Home Aktualitet Menaxhimi i situatës së reshjeve – Ndërhyn SHRUKD
Menaxhimi i situatës së reshjeve – Ndërhyn SHRUKD

Në orët e fundit, qyteti i Durrësit është përballur me reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrjetin e kanalizimeve, përfshirë edhe situata të përmbytjeve në zona të caktuara. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke përfshirë rreziqe për përmbytje të shpejta për shkak të intensitetit të lartë të shiut dhe tokës tashmë të ngopur me ujë .

Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe njëkohësisht dhe Drejtuesi i Grumbullimit të Ujërave të Ndotura

Në përgjigje të kësaj situate, SHRUKD (Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës) ka aktivizuar punonjësit e saj në terren për të siguruar funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve, duke ndërhyrë në zonat më të prekura për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Sipas njoftimeve zyrtare të SHRUKD, stafi i tyre është në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës, duke punuar në kushte të vështira për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të zbutur pasojat e reshjeve.

Reagimi:

Durrës📍

Gjatë procesit të punës për të mbajtur në normalitet 🚧 rrjetin e kanalizimeve.

Punonjësit tanë janë në gatishmëri gjatë gjithë ditës për të përballuar reshjet e shiut me itensitet të lartë.

UK Rajoni Durrës gjithmonë në shërbim të qytetarëve!✅

Ndërkohë, autoritetet lokale vazhdojnë të këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat e përmbytura. Kjo situatë pritet të lehtësohet gjatë orëve në vijim teksa ndërhyrjet e ndërmarrjeve të  SHRUKD do të procesojnë me punën në terren.