HAJDUTI Kapeni hajdutin, po kërcen nga kapelja në kapele, nga veshi në vesh, nga syri në sy, mban një palë syze të errëta, një bluzë gri dhe tuta sportive, natyrisht atlete fallco Adidas, çantë prej imitim lëkure dhe maskë anti koronavirus. Kapeni hajdutin, thërret gjitonia e çalë, kapeni hajdutin, ulërret postieri i paedukatë, kapeni hajdutin,...
Tag: Andi Mecaj
DASHURI E PENGUAR – POEZI NGA ANDI MEÇAJ
DASHURI E PENGUAR Dy miza dashurojnë mbi këmbën time, ngrihen, fluturojnë, lumturia kështu e ka ngopet me pak. Dy atlete më shikojnë vëngër, nuk i lashë dje as të putheshin, më duhej të isha me nxitim për në punë. Tani nuk më flasin, kanë lidhur gongël lidhëset, nëse më duhet të dal nuk kam lidhëse...
ANKUESI – POEZI NGA ANDI MEÇAJ
ANKUESI Një derë u hap, hyri ankuesi, katër mure të tejdukshme, katër sy gjyqtarësh të përgjumur, fjalë akuzuese tha për fqinjin. Fqinji i kishte marrë gruan, tokën, shtëpinë, fëmijët dhe makinën. Ishim shokë të ngushtë, pothuaj vëllezër, shtëpia ime ishte e tij, shtëpia e tij ishte imja. Ëndrrat, zhgënjimet, fitoret, humbjet, sekretet dhe dëshirat, ia...
Poezi nga Andi Meçaj
FJALIM ME PIZHAME! Mbi milingonë ngarkoj të trokiturat e miqve, dera nga inati dorëhiqet, hyn era me vorbullat e saj arrogante, shiu s’merr leje si zakonisht, qeni i zonjës Bardhë zë vend në tryezë, pjatat shtrohen mbi flatra pilivesash, mbaj fjalimin e parë në jetë, ndonëse me pizhama. Shiu fshin sytë, ngashërehet: dikur paska qenë...
FILXHANI I ÇAJIT – POEZI NGA ANDI MEÇAJ
POEZI NGA ANDI MEÇAJ FILXHANI I ÇAJIT U zhyta në një filxhan me çaj, piva ca gllënjka pa sheqer, noto e noto dola në buzën tjetër, noto e noto dola sërish në buzën e parë, dola nga uji, u thava në diell. Erdhe ti, u zhytëm sërish në çaj, noto e noto më the se...