NJËHERAZI FEKS Po ti kurrë s’ke për ta ditur mrekullinë e feksjes, pa kundruar si muzgu zbehet mbi zambakë. Në breg të liqenit kur afron mëngjesi ulu i heshtur dashurinë mos ta plogështosh. Je shpirt, i kohës, i maleve, i ujërave. Shpirt je, ndaj vështro çlirët si kthjellohet pamja: Zambakë të bardhë, akull të bardhë...