Autore: Ina Allkanjari – INA Media Pronësia e medias në Shqipëri është përqendruar në duart e disa familjeve të fuqishme biznesi, të cilat zotërojnë shumicën e audiencës. Ky përqendrim jo vetëm kufizon lirinë e shtypit, por ngre shqetësime për ndikimin politik, pavarësinë e medias dhe transparencën. Gazetarët gjenden gjithnjë e më shumë mes integritetit profesional...