Mozaiku i bazilikës paleokristiane të Elbasanit është hapur për vizitorët prej gati një muaji, duke shtuar një monument të rëndësishëm kulture të kategorisë së parë në ofertën turistike të qytetit. Me qindra vizitorë, si edhe vetë qytetarët elbasanas kanë vizituar këtë bazilikë, e cila është zbuluar në vitin 2007 dhe shpallur Monument Kulture në vitin...