Tag: poezi

Home poezi
Visar Zhiti për poezinë e Andi Meçajt
Post

Visar Zhiti për poezinë e Andi Meçajt

Nga: Visar Zhiti për poezinë e Andi Meçajt, 5 shkurt 2026 I lexoj me ëndje poezitë e tua, jo vetëm që janë të veçanta nga poezia që shkruhet sot, kanë shumë jetë, të lidhura bukur me shqetësimet, me të përditshmen e përhershme, ju nuk i trembeni kësaj, përkundrazi, duke i shndërruar ato në metafora, gjithë...

Nuk ka paqe nën flutura – Poezi nga Mimoza Marjanaku
Post

Nuk ka paqe nën flutura – Poezi nga Mimoza Marjanaku

Nuk ka paqe nën flutura Fluturat pushtuan shtëpinë: në divan, në shtrat, në tavan. Mësova të bashkëjetoj. Këmbëngulëset i merrja me vete, të shihnin rrugët e qytetit. Një ditë i rrëmbeve, m’i vure kundër. U veshe kostume lufte. Vrava fluturën e parë që më sulmoi sytë. Burgosur, do të shtyj pjesën që ka mbetur. M.M,...

“Grua” – Poezi nga Mimoza Marjanaku
Post

“Grua” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Grua” Shoh shpesh një grua sy ulur në një bar të vogël në periferi. Se ç’fsheh pas filxhanit nuk di ta them, por misterin e saj rrekem ta di. I duken thinja, më të shpeshta në temtha. Në qafën e brishtë, dikur si sorkadhja, duken plasaritje si në muret e bardha. Dikur do të ketë...

“MBI QILIM FLUTURUES” – POEZI NGA ANDI MEÇAJ
Post

“MBI QILIM FLUTURUES” – POEZI NGA ANDI MEÇAJ

MBI QILIM FLUTURUES Mbi qilim fluturues, mbërriti arixhiu farfuritës, arusha e tij e plakur. Konia që fliste gjuhë të huaja, u fishkëllye, nuk dinte gjuhën e vendit. Këndonte ninulla arixheshka pa dhëmbë, disa i kishte zënë gjumi, si kuajt në këmbë. Arixhiu i ri gëlltiste zjarr, arixheshka e re në vijat e pëllëmbës ta rrëfente...

“U Sorollata” – Poezi nga Mimoza Marjanaku
Post

“U Sorollata” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

U Sorollata Më ra bretku gjithë natën. E dija që s’ishe kësaj ane, po të ishe nuk do kisha motiv të të kërkoja. Ta them një sekret? Kënaqem kur s’të gjej. Ndryshe, do të të kisha gjetur — dhe kjo fitore e vogël s’do më entuziazmonte. Kur të kërkoj, dëgjoj muzikë. Muzikën e dua sa...

“Zgjidh” – Poezi nga Mimoza Marjanaku
Post

“Zgjidh” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

” Zgjidh” Në ëndërr nuk vjen, në filxhan nuk del. Në letra, nuk je As, as tatoo nuk je. Por në çastin “Sapo” — kur bebja e syrit lind, si ajër, si hije e bardhë, ndoshta si rreze, ndoshta si puhizë, ndoshta frymë — përkulesh dhe më puth. Baba Vanga nuk të gjeti dot, as...

“Puthje skenike!” – Nga Mimoza Marjanaku
Post

“Puthje skenike!” – Nga Mimoza Marjanaku

“Puthje skenike!” Kartona të animuar të lodhur nga zhegu, nga bojërat, nga ngjyrat, përsërisin tekstin, bëjnë prova. Buzëve (varet nga roli) përqeshje, ngërdheshje, tek-tuk buzëqeshje. Por — të mekur, të ngrirë në njërin cep nga paraliza. Skena më e bukur: dy kartona bëjnë puthjen e bashkimit në të mirë e në të keq e krushqit...

“Të paktën sonte” – Poezi nga Mimoza Marjanaku
Post

“Të paktën sonte” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Të paktën sonte” Kanë bujtur sonte minuta franceze në shtëpinë time me stil francez – “një portokall mbi tavolinë, kafe dhe qumësht” . Ndricim qirinjsh, shtrire në kanape, mbështjellë kokë e këmbë me poezi alla Jacques Prévert. Një gotë shampanje më shtyu në ngasje – shtrydha pak qershi përmbi, mbylla sytë.. Axel von Fersen hyri...