Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe simbolike, poeti durrsak Rei F. Hodo përurori më 21 prill 2025 vëllimin e tij të tretë poetik, të titulluar Blu Psalm. Ceremonia u zhvillua në Kishën Katolike të Shën Lucisë në Durrës, duke përkuar me një ditë të veçantë: menjëherë pas Pashkëve dhe në ditën e ndarjes nga...