Tag: Edison Ypi

Home Edison Ypi
Edison Ypi: Hektor
Post

Edison Ypi: Hektor

Edhe larg edhe xhep, Skrapari është më larg se larg. Shtoi largësisë së Skraparit edhe xhepat e vet Skraparit, merre me ment sa larg janë fshatrat e Skraparit. Në Skraparin e largët fshati më i largët dhe xhepi më i thellë është Backa. Hektor Bregasi u urdhërua të shkonte mësues në shkollën e Backës fill...

Edison Ypi: Qyteti Pastërma
Post

Edison Ypi: Qyteti Pastërma

Roma “Qytet i përjetshëm”, Londra “Qytet i lagur”, Praga “Qytet që këndon”, Mitrovica “Qytet i therur”, Lekoviku “Qytet i vdekur”, e kështu me rradhë ka “Qytet që vallzon”, “Qytet që qan”, “Qytet i plagosur”, “Qytet i vrarë”, etj etj. Berati nuk ngjan me asnjë. Berati është “Qytet Pastërma”. Shqotat e Historisë, rrebeshet e kohës, pushtimet,...

Edison Ypi: Don Kishoti i Backës
Post

Edison Ypi: Don Kishoti i Backës

Të shkosh në Backë nga Çorovoda, është normale, por jo interesante, jo eksituese. Të shkosh në Backë nga Vithkuqi, ai është udhëtim aventuresk, kavaleresk. Në Maliq, ku kthen për Klocë, një tip me thes në sup më tha se rrugë nga Vithkuqi për në Backë nuk ka. Nuk e besova Tersin e Maliqit që do...

Edison Ypi: Ismailromani
Post

Edison Ypi: Ismailromani

Më i bukur se i dobishëm, më i dobishëm se i bukur, Ismailromani është një rrënqethje estetike e pashoqe. Ismailromani është një libër pafundësisht i bukur dhe prekës. Ismailromani është një konstruksion madhështor si grataçiel, i përpiktë si kronometër, uluritës si turbinë, klithës si sirenë. Ismailromani është një katedrale e pa prekëshme dhe e pa...

Edison Ypi: Ky Libër
Post

Edison Ypi: Ky Libër

Ky libër nuk është shkruar në kafene apo në restorant, me të dëgjuara, apo me thashetheme, apo me pëshpërima. Ky libër është shkruar në terren, në skenën e madhe të Teatrit Shqipëri. Ku flladi freskon, era fryn, shiu lag, breshëri godet, njerzit shpesh rrihen rrallë pajtohen, daullja kërrcet, sofra shtrohet, mishi kafshohet, imambajalldia kullufitet, rakia...

Edison Ypi: Tomorrica Mon Amour
Post

Edison Ypi: Tomorrica Mon Amour

Nëmërçka, Puka, Mirdita, Krraba, Myzeqeja, Mallakastra, janë disa nga Gratë e Mia. Njëra më e bukur se tjetra. Por asnjëra si Tomorrica, që është më e magjishmja e të tërave. Nuk kam asnjë kundërshtim që hiret rrëqethëse të Tomorricës time, t’i eksplorojë çdo i interesuar. Për me e këqyr si duhet thellësinë e Tomorricës, Zoti...

Edison Ypi: Anës Udhës
Post

Edison Ypi: Anës Udhës

Po udhëton diku. Jo në Sauk, Ndroq, Pezë, Tapizë. Këto janë afër o të shpëlaftë mortja që gjithmonë të vete mendja te gjëra të kollajta. Larg o larg: Theth, Pukë, Devoll, Zavalinë, Gramsh, Skrapar, Leskovik, Këlcyrë. Kur befas, përballë anës udhës, sheh dikend. Mos e paragjyko kurrsesi. Njerzit anës udhës janë të gjithë leonarda, shekspira,...

Edison Ypi: Ik në Mamurras
Post

Edison Ypi: Ik në Mamurras

Jeta vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të egra, por të shijshme, madje të bukura. Ik ku ndodhin vrasje. Në Mamurras. Ku 100 vjet më parë disa shqiptarë të pabesë, pasi vranë, vodhën, dhe masakruan dy amerikanë, i bënë synet me...

Edison Ypi: Ik te Mali me Gropa
Post

Edison Ypi: Ik te Mali me Gropa

Makinë ke. Qefli i natyrës je. Qytetarët po ta shpifin. Qyteti të ka ardhur te fyti. Katunin dhe katunarët i do e i respekton. Me SPAK-un s’ke asnjë problem. Me vajt te Mali me Gropa, fort mirë të ka vajt menia.Ky udhëtim fillon te “Qafa e Priskës”. Mu aty, pasi i ke hedhur një sy...

Edison Ypi: Ne budallejt
Post

Edison Ypi: Ne budallejt

Ne budallejt e duam pushtetin ta bëjmë më të mirë. Ju t’squtët pushtetin nuk e doni për asgjë tjetër veçse ta vidhni. Ne budallejt e besojmë qytetarinë, artin, kulturën, meritokracinë transparencën. Ju skilet besoni nepotizmin, klientelizmin, regjionalizmin, mercenarizmin, sidomos rrenën. Ne budallejt themi atë që mendojmë dhe e besojmë atë që ju të squtët thoni....

Edison Ypi: Qeni Lekut
Post

Edison Ypi: Qeni Lekut

-E di për çfarë do më pysësh. S’je i pari që habitesh me mua dhe punën time. Këto 7 makina nuk i kam nxjerrë për ti shitur, siç tu dukën gabimisht. Do ja jap me qera turistave që pas pak do vinë me miliona dhe mezi po i pres. Tu pa vjet gjithata turista nëpër...

Edison Ypi: Jam i Kuq
Post

Edison Ypi: Jam i Kuq

Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam i zi por i kuq. Për shembull, sa herë dëgjoj këngën e kuqe “O Bella Ciao”, aq më pëlqen, aq më gëzon, aq më lumturon, aq më dëfren, sa dal nga fiqiri, më...

Edison Ypi: Hasie dhe Spaç
Post

Edison Ypi: Hasie dhe Spaç

Për ta variacionuar vajtjen, unë dhe nëna ime Hasia, iknim në Spaç për të parë vëllain Eduardin, veç e veç. Këtë herë unë, pas gjashtë muajsh Hasia. Deri në Milot shkonim me tren. Nga Miloti në Spaç dhe kthim në Milot, udhëtonim me kamionët që transportonin bakër nga burgu i Spaçit. Në distancën Milot-Spaç, kamionat...

Edison Ypi: Çun Pagan
Post

Edison Ypi: Çun Pagan

Po vija nga Fush Kruja. Me dëshirën për të humbur, u ktheva në një rrugë dytësore në të majtë te rrethrrotullimit të parë pasi kalon Urën e Tapizës. Duke parë se peisazhi nuk premtonte humbje por vetëm fitore, me shpresën të humbja diku mes labirintit të shtëpive dhe vilave mahnitëse, përsërita manovrën, u ktheva sërish...