Të kujtohet momenti i lindjes?
Buzëqeshjet u shuan
Askush nuk bën zë
Vetëm dielli qeshi
A të kujtohet momenti që ishe duke u lindur?
I mban mend të gjithë?
Fytyrën e zbehtë të nënës që kishte lindur një bijë dhe jo bir?
Askush nuk bën zë
Buzëqeshjet u shuan nën ngazëllimin e diellit
Nata ra dhe midis derës së kurthit martesor
Pëshpëritej dhe ndoshta bërtitej
A të kujtohet nata e parë jashtë barkut të nënës?
Ndërrove shtëpi dhe nuk mban mend?
Nuk je aspak falenderuese!
Qëndron gri, pa gjallëruar, pa belbëzuar
Dielli u nxi ditën që erdhi.
Aldo Mustafa