Autorja 20-vjeçare që po thyen rekorde në Panairin e Librit! 5.6 Milion shikime në 5 ditë!

Autorja 20-vjeçare që po thyen rekorde në Panairin e Librit! 5.6 Milion shikime në 5 ditë!

“Një fund pa fillim”, libri më i ri në kryeqytet, ku vetëm brenda 5 ditëve hashtagu i tij në rrjetin social ‘TikTok’ numëron 2 milion shikime, ndërsa emri i autores Aulona Ilasllari ka arritur 5.6 milion shikime. Tashmë, libri “Nje fund pa fillim” është libri më i tërhequr, gjithashtu dhe libri më i shitur i Botimeve Univers në Panarin e Librit 2023.

Aulona Ilasllari është vetëm 20 vjeçe dhe e apasionuar për të shkruar. “Një fund pa fillim” është padiskutim krijimi i saj më i madh, një libër që shfaqet si një flluskë që fryhet e fryhet për tu bërë sa një glob, që përcjellte mesazhin e saj për një jetë plotë me sfida dhe rritje personale.

Ky libër u bë rruga e Aulonës për të ndarë historinë e saj dhe për të frymëzuar lexuesit me fjalët e saj magjike, duke shndërruar ëndrrën e saj në realitet të palëkundur.
Me kohën, ajo nuk humb kurrë entuziazmin dhe dëshirën për të shkruar.

Nëpërmjet fjalëve të saj, Aulona arriti të përcjellë në letër çdo pikë të përvojave të saj personale, të ëndrrave të saj më të mëdha, dhe ndjenjave që tronditën botën e saj. Me një përmbajtje të pasur në emocione dhe zhytur thellë në mendime, ajo u bë shembulli i shkrimtarit që lëndon dhe frymëzon në të njëjtën kohë.

Ka filluar udhëtimin e saj në botën e fjalëve me një fletore në dorë dhe një vizion të pashmangshëm për të shkruar, për të lënë gjurmë, emocion, ide dhe çdo ëndërr të saj në faqet e bardha të librit shumëngjyrësh.

“Një fund pa fillim” është një libër i thjesht për t’u lexuar ku të gjithë e gjejmë veten pjesë të tij, ndonëse në mënyra të ndryshme.