Otello i mahnitshëm me tenorin Jonas Kaufmann në Wiener Staatsoper.

Otello i mahnitshëm me tenorin Jonas Kaufmann në Wiener Staatsoper.

Premiera e parë u zhvillua në Milano më 5 shkurt 1887 në Teatro alla Scala. Giuseppe Verdi pas një pushimi shumë të largët (Opera e mëparshme, Aida, u shfaq në 1871), Otello përmban disa elementë të rinj në krahasim me operat e mëparshme të tij në bashkëpunim me ish-rivalin e tij artistik libretistin Arrigo Boito. Format e mbyllura janë gjithnjë e më pak të njohura, tani të zëvendësuara kryesisht nga një rrjedhë e vazhdueshme muzikore që shumë në atë kohë e konsideronin të frymëzuar nga Wagneri. Opera me katër akte e cila supozohet të kishte titullin Jago ka disa dallime të dukshme në krahasim me dramën e Shekspirit në aktin e parë të shfaqjes. Muzikalisht vendosja e Otellos së Shekspirit përfaqëson kulmin e melodramës italiani që Verdi e kuroi me aq dashuri.

Winer Staatsoper, Nëntor 2023

OPERA OTELLO e Giuseppe Verdi me libret Arrigo Boito nga tragjedia e Shakespeare.

Otello Jonas Kaufmann

Jago Ludovic Tézier

Cassio Bekhzod Davronov

Desdemona Rachel Willis-Sørensen

Emilia Monika Bohinec

Roderigo Ted Black

Lodovico Ilja Kazakov

Montano Leonardo Neiva

Akti 1

Në ishullin e Qipros banuesit e një qyteti më bregdetar shohin që po mbërrin një anije Veneziana, e cila përballon dallgët nga një stuhi që drejtohet nga Gjenerali i ushtrisë Veneciane Otello (zeshkani ose ezmeri italisht “Il Moro”). Sapo vuri këmbët në tokë, Otello shpalli fitoren e tij kundër armikut Arabëve. Otello “Esultate! L’orgoglio musulmano sepolto è in mar; nostra e del ciel è gloria! Dopo l’armi lo vinse l’uragano”, Jago që shtiret njeri i besuar dhe urren Otellon sepse ka vendosur Cassio Kapiten në vend të Jagos. Rodrigo një njeri i sjellshëm Venecian, i dashuruar me Desdemonën i tregon Jagos urrejtjen për Otellon. Jago mbas një mbrëmje duke pirë e dëfryer me miq bën të mundur të zihen Rodrigo dhe Cassio. Cassio i dehur zihet me shpata me Rodrigon në ato momente mbërrin Otello me gruan e tij Desdemona. Otello ndëshkon Cassion nga sjellja e tij duke e ulur në detyrë. Otello i kërkon të largohen të gjithë dhe qëndron me Desdemonën duke kujtuar trazirat e jetës dhe lindjen e dashurisë së tyre në një natë të qetë e të ngrohtë mesdhetare. Dueti “Già nella notte densa s’estingue ogni clamor”.


Akti 2

Në brendësinë e kështjellës Jago vazhdon të thur plane duke e këshilluar Cassion të flasi me Desdemonën, në mënyrë që ajo ta ndërmjetësojë tek burri i saj. Jago duke qëndruar vetëm hedh maskën dhe tregon natyrën e lig të tij “Credo in un Dio crudele, che m’ha creato”, në këtë rast Otello sheh Cassion duke folur me Desemonën dhe Jago i tregon që gruaja e tradhton. Në këtë moment shfaqen një grupe vajzash ciprioti e albanesi të cilat e shoqërojnë Dezdemonës duke i dhuruar lule dhe perla. Otello hedh dyshime se ka lindur një lidhje mes oficerit të pashëm dhe nuses së tij. E pavetëdijshme për gjithçka Desdemona i drejtohet Otello-s duke e mbrojtur me pasion në çështjen e Cassios, ai i bezdisur i urdhëron të dalin. Desdemona duke u larguar i bie shamia e bardhë e çmuar që ia kishte dhënë i shoqi në shenjë dashurie. Jago e merr shaminë nga Emilia shërbëtorja e Desdemonës. Më pas Jago i tregon Otellos se ka dëgjuar Cassio-n duke i thënë fjalë dashurie Desdemonës në ëndërr dhe pretendon se ka parë shaminë e saj në duart e oficerit simpatik. Në kulmin e zemërimit dhe xhelozitë duke i besuar Jagos, ai betohet në hakmarrje.

Akti 3

Në një sallë të madhe të kështjellës, një lajmëtar lajmëron mbërritjen e Ambasadorit Venecian. Otello takohet me Dezdemonën duke e marrë në pyetje e duke i thënë ti tregoj shaminë që i kishte dhuruar, por ajo e kupton që nuk e ka. Otello shpërthen pa kontrolluar veten nga zemërimi. Dezdemona duke qarë largohet dhe e lë Otellon në turbullimin e xhelozisë. Ndërkohë Jago ka organizuar një takim me Cassio-n me qëllim që t’i siguroj Otellos prova në dukje të pakundërshtueshme të tradhtisë. Otello është dëshmitar i fshehtë i takimit të dy oficerëve dhe megjithëse nuk i kupton të gjitha fjalët beson se e kupton kuptimin e tyre. Ai dëgjon Cassion duke shqiptuar me plotë pasion dhe buzëqeshje emrin e Dezdemonës dhe e sheh të nxjerri nga duart shaminë e nuses. Hyn në skenë Ambasdori Veneziani dhe salla mbushet plot me njerëz të rëndësishëm. Dezdemona thellësisht e shqetësuar merr pjesë në ceremoni e shoqëruar nga Emilia. Il Doge ka vendosur të kthej Otellon në Venezia dhe të emërohet Cassio komandant në Qipro. Lodovik fton Otellon që të qetësoj gruan që qan, por ai konfirmon tradhtinë në dhimbjen e saj, duke e sulmuar brutalisht e hedh në tokë duke qarë. Otello duket si i çmendur nga një imazh erotik në mendjen e tij, midis Dezdemonës dhe Cassio-s. Bie në tokë i shtangur nga dhimbja e madhe. Jashtë po lavdërohet “Luani i Venecias”, ndërsa Jago sheh me ironi të egër “Ja Luani” .

Akti 4

Emilia (gruaja e Jagos) pyet Dezdemonën nëse Otello ishte më i qetë”, ndërkohë që janë në dhomën e gjumit, qetësi, hije, pritje. Dezdemona kujton një pjesë muzikore të vjetër nga mamaja e saj, këngën e Salices. Ndërsa Emilia e lë, ajo e thërret: lamtumirë për të fundit herë. E vetmuar para se të flej ajo gjunjëzohet duke u lutur e këndon “Ave Maria”. Një nga momentet më të prekshme të historisë së muzikës duke qenë tashmë në vdekje në pritje me kurajo. Kur hyn në dhomë Otello e puth nga dashuria, por kur zgjohet Dezdemona ai e fton të kërkoj falje nga parajsa për mëkatet dhe tashmë vdekja është afër. Ajo e dëshpëruar kërkon të vetëmbrohet, por Otello e mbyt duke i vendosur mbi fytyrë jastikun. Hyn Emilia me klithma “Otello vrau Dezdemonën”, vijnë me vrap Jago, Cassio dhe del në pah e vërteta. Emilia tregon të vërtetën e mashtrimit të shamisë që Jago ia kishte rrëmbyer pa dijeninë e saj. Otello i bërtet Jagos të shfaqësoj veten, por ai ikën me vrap i ndjekur nga ushtarët, një botë e tërë i humbet nga duart. Lejon ti bieri shpata dhe kthehet nga kufoma e gruas, duke i kënduar: je e zbehtë, gojëmbyllur, e lodhur, sa e bukur je e lindur nën një yll të keq, në një qiell të ndryshëm. Kam ende një armë. Papritur ai nxjerr një thikë dhe e ngul në trupin e vet e cila i sjell vdekjen. Bie në tokë dhe mundohet ashtu duke u përpëlitur ti afrohet Dezdemonës për një puthje, një puthje të fundit.

Otello Jonas Kaufmann, Tenori i shekullit ka treguar New York Times. Në rolin e Otellos që i rrinë aq mirë, një timbër të bukur të errët me një prezencë skenike. Zëri i tij solli në të gjithë mbrëmjen, atë hero të luftës dhe të dashurisë me ngjyra dhe legato të ndryshme harmonike.

Desdemona (Rachel Willis-Sørensen), zëri i saj brilant është i ëmbël dhe delikat me një kapacitet super elastik, të kapi lehtë notat e larta në pianissimo të shkëlqyer.

Jago Ludovic Tézier, bariton me një tingull të qartë dhe homogjen. E solli rolin e tij me mjeshtërin e tij teknike dhe stilistike.

Role më të vogla u interpretuan dhe kënduan mirë, të dalluarit ishin Cassio – Bekhzod Davronov; Emilia – Monika Bohinec; Roderigo – Ted Black; Lodovico – Ilja Kazakov; Montano – Leonardo Neiva.

Orkestra e drejtuar nga Alexander Soddy, ishin të koordinuar mirë me korin, i cili këndoi saktë dhe të unifikuar në skenën hapëse të stuhisë. Ai e drejtoi orkestrën me një formë rinore duke e kombinuar me momente të qeta.

Tingëllimin luftarak të fortë dhe të qëndrueshëm të orkestrës duke mos e thyer rrjedhën dhe mendimin muzikor brilant të kompozitorit Giuseppe Verdi, e sjellë me aq maturi e mjeshtërsi dhe nga regjizori Adrian Noble, i cili arriti të zbatojë këtë tragjedi me lëvizjet e koordinuara në rolet përkatëse.

Në fund shumë duartrokitje nga publiku i Vjenës.

Gerti Zajmi

Wien