Nga Joni Myshketa
1. Studimi i FDI Markets nuk “gjen” investimet e huaja në Shqipëri, vlerësohen gati 7 herë më të ulëta se deklarimet zyrtare.
Çdo vend i rajonit realisht sipas FDI ka më tepër investime reale sesa ato të deklaruara nga institucionet, e kundërta ndodh këtu tek ne ku deklarohen 10.6 miliard, por janë 1.6 miliard për periudhat 2010-2021.
2. Nga 2028, detyrimet e pronarëve për taksën e truallit të shtëpive do të rriten 45 herë.
Për bashkinë e Durrësit sipas shembullit që sjell Ministria e Financave detyrimi vjetor i një pronari të truallit me qëllim banimi aktualisht është 280 lekë në vit. Me draftin e ri detyrimet vjetore parashikohen të arrijnë 7,500 lekë në vit. Detyrimet shtohet rreth 26 herë më shumë.
Detyrimet e një biznesi për truallin për qëllim tregtar sipas shembujve të Ministrisë së Financave do të rriten 2 herë më shumë nga sa paguajnë aktualisht.
Një biznes për një sipërfaqe truall 1,000 m2 me nivelin aktual të taksës që është 20 lekë për metër katror në vit paguan 20,000 lekë taksë në vit.
Me draftin e ri shkalla e taksës propozohet të jetë sa 0,15% e vlerës së truallit. Pra taksa nuk do të vlerësohet në lekë për metër katror. Vlera e truallit e llogaritur me çmimin referencë të supozuar prej 42,475 lekë për metër katror që jepet në shembujt e Ministrisë së financave është 42,475,000 lekë.
Detyrimi vjetor për këtë sipërfaqe trualli që përdoret për qëllim tregtar do të jetë 63,712 lekë.
Ndërsa për një sipërfaqe trualli prej 5,000 metër katror që përdoret nga biznesi për qëllim industrial detyrimet do të arrijnë 225,000 lekë në vit nga 100,000 lekë në vit që paguhet aktualisht. Detyrimet shtohen 1,2 herë më shumë.
Edhe për truallin që përdoret për qëllim tregtar drafti parashikon që 50% të detyrimit të ri, pronari i truallit të shtëpisë ta paguajë vitin e parë të zbatimit të ligjit dhe 50% të detyrimit të mbetur vitin e dytë.
Drafti i ri parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.
Shumë dakort që shteti të ardhurat kryesore i siguron nga taksat, grantet, projektet, thithjen e investimeve etj., por rritja duhet të reflektojë rritje të shërbimeve dhe cilësisë së tyre gjë e cila mungon në mënyrë të theksuar këtu tek ne, shkaqet janë tashmë të ditura botërisht.
E meritojmë këtë gjendje, apo e kemi “dhuratë” dhe do duam ta trashëgojmë dhe tek fëmijët tanë? Këtë e vendosim ne, por të dhënat statistikore dhe përditshmëria që përjetojmë të gjithë ne, flet ndryshe.