Kryeministrja Italiane i jep fund lidhjes së saj

Kryeministrja Italiane i jep fund lidhjes së saj

Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, së fundmi ka bërë me dije ndarjen nga Andrea Giambrunon, bashkëshorti i saj prej dhjetë vitesh. Ajo e ka komunikuar këtë vendim nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram duke thënë:

Këtu përfundon marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet. E falënderoj për vitet e shkëlqyera që kaluam së bashku, për vështirësitë që i kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, e cila është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar prej kohësh dhe ka ardhur koha ta marrim parasysh këtë. Unë do të mbroj atë që kemi qenë, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht një vajzë 7-vjeçare që e do nënën dhe e do babin ashtu si nuk munda ta dua unë timin. Nuk kam çfarë të them tjetër për këtë. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonte, le ta dinë se sado pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.

Vendimi i Melonit duke se ka marrë udhë pas disa qëndrimeve të bashkëshortit të saj në emisionin  ‘Striscia La Notizia’ të cilat duket se bënë bujë për mungesën e korrektësisë nga ky i fundit.