Ish-futbollisti i Anglisë dhe Manchester United, Bobby Charlton, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka deklaruar familja e tij dhe ish-klubi i futbollit këtë të shtunë.
Në deklaratën nga familja e Charlton dhe klubi, u tha se ai vdiq i rrethuar nga familja e tij. Një mesfushor sulmues i talentuar me një gjuajtje të egër, Charlton ishte golashënuesi kryesor si për United ashtu edhe për Anglinë për më shumë se 40 vjet, derisa u kalua nga Wayne Rooney për të dyja.
Charlton bëri 758 paraqitje për United ndërmjet viteve 1956 dhe 1973. Ai luajti përkrah legjendave të klubit George Best dhe Denis Law në “Trinity” që e çoi United në fitimin e Kupës Evropiane të vitit 1968.
“Sir Bobby ishte një hero për miliona njerëz, jo vetëm në Mançester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku luhet futboll në mbarë botën”, tha klubi.
“Ai u admirua po aq për sportivitetin dhe integritetin e tij, sa edhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme si futbollist. Sir Bobby do të mbahet mend gjithmonë si një gjigant i lojës.”