Ylli i një sër hitesh që prej shfaqjes së saj për herë të parë në industrinë e muzikës, po planifikon rikthimin e saj në industri pas një mungese prej 7-vitesh.
Këngëtarja po planifikon një tur masiv në vitet 2024-2025 dhe publikimin e dy albumeve muzikore, bën me dije Mirror.co.uk.
Burime pranë këngëtares deklaruan se: “Rihanna po planifikon në heshtje një tur botëror rikthimi pas nënshkrimit të kontratës me Live Nation. Marrëveshja u krijua për të lehtësuar një tur botëror dhe ekipi i saj krijues është duke punuar në heshtje në Los Angeles duke i bashkuar të gjitha ndërsa këngëtarja kalon edhe pak kohë pranë fëmijëve të saj. Ajo do të luajë në shfaqjen live pasi të jetë gati për t’u rikthyer në punë dhe të ketë materiale me vlerë të dy albumeve për t’i nxjerrë pasi të kthehet.”
Mirror.co.uk tregon se Rihanna është nënë e RZA-së 18-muajsh. Ajo zbuloi se ishte në pritje të një fëmije tjetër gjatë shfaqjes së saj në Super Bowl në shkurt, duke zbuluar barkun e rrumbullaksour gjatë performancës së saj.