“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”… realiteti i një partie në rënie të lirë drejt groposjes përfundimtare!
Zakonisht sistemet demokratike janë të prirur të quhen të dështuar, kur ato dështojnë ekonomikisht dhe në fakt kjo është dhe tendenca që kanë vënë re ekspertët të cilët merren me këto analiza politike, por e kemi thënë me kohë që në shqipëri nuk aplikohet asnjë rregull i cili gjen zbatim kudo nëpër shtetet e perëndimit, apo atyre të lindjes.
Institucionet politike janë vendimtare për konsolidimin demokratik, të cilin në këtë rast po sigurohen ta fundosin, por ka një hapësirë boshe që krijon ky konsolidim i demokracisë, koston e të cilit do e paguajnë të gjithë! Hapësira boshe përkatësisht shkaktohet nga dy arsye.
E para ka të bëj me vetë organizimin e institucionit politik i cili nuk ka lënë hapësirë për zhvillimin dhe rritjen e figurave të reja. E dyta ka të bëj me faktin se pavarësisht shkeljeve që ishin planifikuar të bëheshin, nuk do të zgjaste një jetë mungesa e drejtësisë në vend, të paktën jo sa ajo e B-ve të opozitës.
Të gjendur në këto kushte dy B-të po na kthehen në personazhe romanesh të cilave ia njohim fundin të gjithë. Një institucion politik dhe sistem demokratik i dështuar për interesa vetjake të verifikuara, tregojnë shumë për ardhmërinë dhe njollën që merr institucioni në fjalë. I pashpresë për t’u rimëkëmbur!