Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Nuk ka surprizë nga nëntoka e Durrësit kësaj radhe!

Nuk ka surprizë nga nëntoka e Durrësit kësaj radhe!

Mendohej të ishin fragmente të mureve fortifikuese në pjesën lindore të Durrësit, por nuk rezultuan të tilla. Ekspedita një mujore e Institutit të Arkeologjisë, e drejtuar nga arkeologia Brikena Shkodra, ka zbuluar fragmente muresh të një periudhe më të hershme sesa shekulli VI e.s., por ato rezultojnë të grabitura e dëmtuara rëndë.

“Ajo që ndeshim janë muret që kanë ekzistuar në hapësirë para shekullit VI e.s. Ato rezultojnë të jenë prishur, grabitur masivisht deri në zhdukjen e tyre nga të parit. Kjo ka ndodhur në fillimin e shekullit VI. Mbi këto mure të prishura është përshtatur një hapësirë tjetër, më e gjerë në përmasa, një dysheme masive e shtruar me pllaka qeramike dhe një pilastër qendrore, që është në qendër të këtij organizimi të ri të një dyshemeje të hapur” ka deklaruar arkeologia Brikena Shkodra

Nisur nga zbulimet e viteve më parë, kur në afërsi të kësaj zone është gjetur një mozaik i periudhës antike, arkeologia Shkodra dyshon se muret e gjetura mund t’i përkasin vilave luksoze të kësaj zone.

“Muret më të hershme që ne i gjejmë të grabitura tashmë duhet të lidhen me banesat e përiudhave më të hershme, atë romake apo post romake. Ne kemi të dhëna të vilave dhe njëra prej tyre është një vilë luksoze e zbukuruar me mozaik, që ndodhet shumë pranë. Kjo hapësirë e qytetit ka qenë e banuar dhe ka pasur infrastrukturë jashtë urbane vilash luksoze.”, tregon Brikena Shkodra për RevoKult.

Vërtet arkeologia Shkodra nuk gjeti muret fortifikuese të qytetit, por rrënojat arkeologjike të zbuluara gjatë gërmimeve tek Pallati i Sportit “Ramazan Njala” kanë një veçori krejt ndryshe nga pjesa tjetër urbane e Dyrrahut antik.

“Ndryshe nga çfarë ne dimë nga qendra urbane e qytetit së pari strukturat pararendëse ripërdoren në të njëjtën kohë, në fillimin e shek.VI e.s. dhe mënyra sesi ripërdoren përgjithësisht ka sjellë të dhëna për fraksionim, zvogëlim të hapësirave më të hershme. Ndërkohë këtu ndodh e kundërta; strukturat më të hershme braktisen tërësisht dhe zhduken nga mundësia e të parit dhe krijohet një hapësirë më e madhe”, shprehet arkeologia Shkodra.

Vitin e ardhshëm, arkeologia Shkodra synon të rikthehet sërish në të njëjtin vend, por këtë herë me gërmime të spostuara pak më në perëndim.

Qëllimi sërish mbetet zgjidhja e misterit për muret fortifikuese në pjesën lindore të qytetit, për të zbuluar shtrirjen kronologjike dhe topografike të tyre.