“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat” – George Orwell.
Një njoftim pak ditë më parë, se me datë 28 tetor në ambientet e “Pallatit të Kulturës”, do të mbahet një “Festival i poezisë durrsake”, i cili sipas organizatorëve është një veprimtari kulturore me ndikim të veçantë, për zhvillimin e letërsisë dhe artit nga “Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”, më gjeti të papërgatitur për të reaguar pasi është kthyer në të udhës që aktivitete të tilla, të kthehen në “aktivitete vlerash” në një kohë që matësit dhe kritikët e vlerave të poezisë dhe kulturës në vendin tonë, mbeten fatkeqësisht një grup njerëzish të cilët nuk kanë kryer përditësime në lidhje me studimet e fundit për të mbajtur këto poste të vetë-emëruara.
Mëposhtë postimi:
Prej vitesh letërsia në Durrës dhe në vend, është kthyer në një qokë mes kolegësh nga të cilët 95% e tyre janë grafomanë dhe analfabet funksional, duke e futur letërsinë shqipe në një kaos dhe duke larguar nga krijimtaria e saj, poetët dhe shkrimtarët e vërtetë.
Ky konkurs i cili do të financohet nga Bashkia Durrës dhe disa biznese anonime, nuk ka pasur në asnjë moment thirrje zyrtare dhe të mirëfillta për poetët funksional, të cilët nuk arrijnë të marrin pjesë, por mbi të gjitha, kritikët e poezive nuk zotërojnë asnjë aftësi adekuate për të qenë në postet ku ndodhen. Për të mbështetur edhe më tepër “qokat” mes kolegëve, pjesë e aktivitetit bëhen dhe Anëtarë të Këshillit Artistiko-Kulturor të qytetit, të cilët në raport me rregulloren e postit zotërues, nuk mund të përfshihen në aktivitete të tilla pasi përbën konflikt interesi.
E megjithatë, krizën artistike të krijuar prej grafomanëve, konkursit i janë përgjigjur 50 qytetarë të vetëshpallur poet, nga të cilët janë përzgjedhur si fitues 30 prej tyre, por këta të fundit nuk mund të njoftohen nga organizatorët e konkursit, pasi juria nuk ka mundësi dhe kontakt me konkurentët, absurde!
Më tej entuziazmi i organizatorëve shprehet dhe me falenderimet ndaj një institucioni shtetëror si Bashkia Durrës, e cila mbahet nga taksa paguesit durrsakë, ndërkohë që ky i fundit do u sigurojë konkurentëve qëndrimin në hotele dhe drekat, darkat festive. Aktivitete të tilla janë kthyer në mediokre dhe anti-vlera për artin dhe artistët, ndikimi i veçantë dhe i vetëm i të cilave është shkatërrimi i letërsisë shqipe dhe krijimtarisë së mirëfilltë.