Festivali i cili nuk ishte i tillë! Nga Aldo Mustafa.

Festivali i cili nuk ishte i tillë! Nga Aldo Mustafa.

Një “FESTival” që nuk ishte aspak i tillë ai i poezisë së qytetit të Durrësit! Pa dashur të paragjykoj për nga brezi, sepse çdokush ka kontributin e tij në shoqëri, por pashë një brez pensionistësh të cilët m’u dukën sikur patën mundësinë të shkruajnë ndjesitë prej fëmijësh të cilat nuk i shkruanin dot në komunizëm, e përtej faktit sesa poetik mund të tingëlloj ky këndvështrim, u bënë gabime të pafalshme.

1- Nuk ishte festival!

2- Askush nuk u njoftua zyrtarisht!

3- Bashkia Durrës kreu mos-funksionalitetin e radhës!

4- Juritë nuk mundet dhe nuk duhet të jenë individ, por Prof. Dr. të fushave përkatëse që kanë studiuar letërsinë, interpretimin letrat dhe njohin kritikën rrënjësisht.

5- Vlerësimi i poezive ishte më shumë sesa subjektiv dhe kjo sërish për shkak të jurisë.

6- Nuk mundet kurrësesi të ketë një çmim të parë, dy të dytë dhe tre të tretë! Çmimet janë nga një për kategori dhe këtë se luan topi.

7- Anëtarët të Këshillit Kulturor në Durrës nuk mund të marrin pjesë kurrësesi as si regjisor, as si konkurent dhe në asnjë formë tjetër në evente të tilla kulturore, këtë ua parashtron rregullorja e AKKD.

8- Konkursi nuk ka formë përsa kohë mund të konkurojnë dhe individ nga qytete të tjera. Këtu nuk kemi të bëjmë më me durrsakët.

9- Duhet t’i hapet rrugë organizimeve të mirëfillta të cilat mund të mbahen në formë spektakli në ambientet e Unibversitetit Aleksandër Moisiu Durrës, pasi aty ka një stad të tërë pedagogësh të Gjuhë-Letërsisë. Merr më shumë kuptim aktiviteti dhe merr më shumë vlera objektive.

10- Ka ardhur momenti që disa individ të hapin krahun kur dështojnë!

Poetët e vetëshpallur pa vepra poetike që fitojnë konkurse “mbarëkombëtare” poezie, vargjet e të cilëve nuk kanë shkuar më larg se ato të një shkrimi si detyrat e shtëpisë të një 12-vjeçari, sot fitojnë vendin e parë me poezinë më të mirë!

Një turp dhe njollosje që në këtë vend, një grup grafomanësh po shkruajnë si të jenë “Naim Frashëri”, deluzional të cilët përdorin një rimë me fjalë rastësore. Pa përjashtuar një grup kritikësh letrarë të cilët kanë “shkollën e jetës” si CV pjesëmarrëse, harrojnë që po “vlerësojnë” me kriteret si të nxënësve në shkolla.

50 konkurent, nga të cilët kualifikohen 30 dhe me fitues si poezia më e mirë e festivalit të poezisë me titullin “Magjia e lotit”, shkruar nga Skënder Milaqi:

Magjia e lotit

E kam provuar shijen e kësaj fjale,

Kur isha fëmijë për një gabim,

Kur isha i ri për një qortim,

Adoleshent për një zhgënjim,

I sapo martuar për një gëzim,

Burrë në moshë për një trishtim,

Kur humb të dashur në një vajtim.

Loti s’ndalet dhe nëse do,

Kur zemra çahet e shpirti preket,

Kur koka ulet dhe zëri meket,

Si në gëzim dhe në hidhërim,

Në faqe rrjedh ai papushim,

Nëse e ndjen ai mos rreshtë,

Në të gjitha rastet ai ka peshë,

Veçse kështu do të lehtësohesh,

Te më të afërmit të përqafohesh.

Dhe në çdo rast ai ka vlerë,

Kur del i çiltër, kur është i ndjerë,

Ndaj kur loton nuk është dobësi,

Ai është brengë është dashuri,

Ndaj e du’ lotin pike- pike në faqe,

Siç del në ara një manushaqe.

Kritika dhe poeti në nivelet më të turpshme që mund të ketë ndonjëherë letërsia!