Të Parat, libri më i ri publicistik nga Neda Balluku

Të Parat, libri më i ri publicistik nga Neda Balluku

Ditën e sotme opinionistja e “Përputhen” dhe ish banorja e Big Brother Albania, Neda Balluku, ka bërë publik kopertinën dhe titullin e librit të saj më të ri, i cili do të jetë pjesë e stendës së librit nga Shtëpia Botuese Dudaj përgjatë panairit të librit që pritet të mbahet këtë nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan:

TË PARAT

Libri im i ri, pas 11 vitesh nga i pari. Teksa e shkruaja, nuk e dija vërtet se kujt po i drejtohesha. Dija vetëm se po u flisja atyre që meritojnë të dinë se cilat kanë qenë të parat. Gjashtëmbëdhjetë gra që kanë shkruar historinë e tyre dhe janë bërë pjesë e historisë sonë. Gjashtëmbëdhjetë gra që thyen çdo barrierë dhe u bënë vetja. Dhe bashkë me to, në këto faqe do të vijnë mesazhet më të rëndësishëm për fëmijët dhe adoleshentët e vendit tonë, në rrugëtimin për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

Për çdo vajzë e djalë që meriton të dijë se cilat janë TË PARAT.

Shihemi në Panairin e Librit, të parin për mua.