Pas një mungese prej disa vitesh, konkursi i talenteve në fushë e muzikës, pritet të rikthehet këtë vit me edicionin e tij të 4, X Factor Albania. Në çdo qytet të vendit janë duke u zhvilluar audicionet për të zbuluar talentet e reja, ndërkohë që ne sapo kemi mësuar emrat e jurisë së këtij spektakli.
Arilena Ara, Adi Krasta, Young Zerka dhe Elhaida Dani do të jenë katër anëtarët e jurisë së këtij edicioni të cilët pritet të përzgjedhin dhe vlerësojnë midis një numri të lartë konkurentësh, ata të cilët do të jenë të talentuar jo vetëm për të kënduar, por edhe për të interpretuar, kërcyer dhe për të qenë performues të mirë në skenë.
Sakaq stafi i produksionit të “X Factor” vazhdojnë të mbeten regjisore Vera Grabocka dhe moderatore Alketa Vejsiu, ndërkohë së skenari i është besuar Ilda Lumanit.
Edhe pse ende nuk është caktuar një datë zyrtare për nisjen e spektaklit në fjalë, duke se tashmë strukturat me audicionet kanë përfunduar më shumë se gjysmën e punës.