Bashkia Durrës 35 mln lekë të reja të shpenzuara në projekte të pazbatuara

Bashkia Durrës 35 mln lekë të reja të shpenzuara në projekte të pazbatuara

Përgjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 Bashkia Durrës ka shpenzuar afërsisht 35.000.000 lekë të reja për hartime dhe studime projektesh zhvillimore të cilat prekin Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Projektin për aksin rrugorë të unazës Spitallë-Currila, unazën Spital- Currila dhe një sërë investimesh të tjera për godina arsimore dhe shtetërore, dosjet e të cilave janë duke u pluhurosur në arkivat e bashkisë, pa e parë dritën e zbatimit.

RevoKult.com i ka drejtuar disa kërkesa për informacion Bashkisë Durrës nga e cila mëson më shumë në lidhje me shkaqet e mos-gjetjes zbatim të projekteve:

Përgjigjet e Bashkisë Durrës
“Studio projektuese jane te ndryshme, pasi proçedurat e prokurimit publik jane te vecanta për cdo objekt prokuimi. Këto projekte deri më tani nuk jane zbatuar per shkak se jane projekte te cilat jane dorëzuar kryesisht ne vitet 2022-2023, por jane projekte te cilat do te bëhen pjesë e financimeve ne varsi te prioritetve qe ka dhe bashkia Durres, duke iu rikujtuar se buxheti i institucionit miratohet me Vendim te Këshillit Bashkiak Durres, por mund te kerkohen dhe financime ne institucionet qendrore. Ne nje proçedure prokurimi publik për perzgjedhjen e studios projektuese per te hartuar nje projekt preventiv për nje objekt te percaktuar, ne perfundim te saj, ështe studio
projektuese e cila vlerëson dhe harton projekt-preventivin per kete objekt. Pra shte pergjegjesi dhe e drejte e projektuesit te hartoje projektin dhe preventivin per nje objekt.”

Ndërkohë që studiot projektuese janë likuiduar me pagesat për skicat dhe projektet 3D, projektet me interesin më të lartë për zhvillim në qytetin e Durrësit, presin të financohen nga institucione të tjera qendrore.