Rita Petro: Jam shumë e lumtur të paraqes listën me mbi 60 tituj të rinj!

Rita Petro: Jam shumë e lumtur të paraqes listën me mbi 60 tituj të rinj!

Në prag të panairit të librit i cili pritet të mbahet në datat 15-19 nëntor, autorja Rita Petro prezanton 60 titujt e rinj të cilat do të gjenden në këtë panair. Mëposhtë gjendet dhe postimi i plotë me titujt e veprave të reja:

Mikesha e miq,

E pra, pak ditë na ndajnë nga Panairi i Librit në Tiranë (15-19 nëntor) dhe jam shumë e lumtur të paraqes listën me mbi 60 tituj të rinj 🙏🙏🙏🙏

Për ne si ALBAS ka disa gëzime, që do t’i quaja ngjarje në këtë panair:

marrim të drejtën ekskluzive për të botuar veprën e plotë të PETRO MARKOS ❤️ dhe besoj do ta realizojmë në një kohë shumë të shkurtër, këtë panair do të gjeni në stendën tonë:

– “Qyteti i fundit”

– “Fantazma dhe plani 3+4”

Falenderoj me shpirt për besimin dhe bashkëpunimin Aranita Markon dhe Jerida Sakaj.

Vëllimi i dytë i Don Kishotit përkthyer nga Bajram Karabolli, një punë e vyer që i bën nder kulturës së përkthimit në gjuhën shqipe.

-“Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës” – Servantes

Vjen vëllimi 4 i Updike nga Granit Zela një punë jo vetëm e mundimshme, por dhe e përkorë përkthimi:

-“Lepuri prehet” – John Updike (tetralogji)

– “Daullja prej llamarine” – Gunter Grass një autor brilant nobelist, me një përkthim po të tillë nga Ana Kove.

– “Bretkosat” – Aristofani, kjo kryevepër e antikitetit mund të vinte si e tillë në gjuhën shqipe vetëm nga mjeshtri i përkthimit, Romeo Çollaku.

– “Poetika” – Aristoteli, një libër që qëndron në themel të artit të fjalës, në dukje i vogël si libër, por me peshë të madhe, gjë që arrin ta realizojë në një përkthim aq perfekt, miku dhe bashkëpunëtori ynë prej shumë kohësh, Sokol Çunga.

-“Mariana Sirka” – Grazia Delleda, nobelistja e shquar vjen me një përkthim mjeshtëror nga profesoresha e mirënjohur, Klodeta Dibra.

– “Belladonna” – Dasa Drindric – një roman për historinë, kujtesën dhe sëmundjen nga shkrimtarja e talentuar kroate, sjellë në shqip nga Ben Andoni

– “Metoda më e rrezikshme” – John Kerr, marrëdhënia Jung, Frojd, Sabina Shpilrajn, një botim i rëndësishëm në fushën psikanalitike, që vjen me përkthimin e Sofiana Filipit, një punë e vështirë, veçanërisht për shkak të terminologjisë, por që arriti të realizohej me sukses.

Plotësohet seria e klasikut për fëmijë Bedri Dedja me 3 romane:

– “Nëpër korridoret e thella të Jonit”; “Sikuriada”; “Republika e 1100 çudirave”, të pajisura me ilustrime origjinale. Një bashëpunim aq i mrekullueshëm me miken time të shtrenjtë Edlira Dedja.

– “Duke kërkuar Supernovën” – Mimoza Hafizi

Zhanri i letërsisë fantastiko-shkencore për fëmijë e të rinj pothuaj i zbrazët te ne, do të pasurohet me një roman shkruar nga profesoresha e fizikania Hafizi, e cila ka qenë shumë e suksesshme me romanet e tjera të këtij zhanri.

Një botim dinjitoz e mbresëlënës për ikonën e muzikës shqiptare i shtohet serisë “Më quajnë… shkruar me aq emocion e objektivitet nga muzikologia e mirënjohur Mikaela Minga:

– “Më quajnë Vaçe Zela”

Do të vazhdoja me listën më poshtë, për t’ju treguar tituj të tjerë aq me vlerë nga ALBAS:

Nga letërsia botërore:

“Rini pa rini” – Mircea Eliade (Gersa Rudha)

“Abel Sançez, një histori pasioni” – Miguel de Unamuno (përktheu Antonio Çikollari)

“Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur” – Italo Svevo (përktheu Ridvan Dibra)

“Bishat e Rock’nroll” 😍 – poezi, muzikë, liri – Genci Mucollari)

Nga letërsia shqiptare e traditës dhe e sotme;

“Histori e Skënderbeut” – Naim Frashëri. Familja Cipo na jep të drejtën e ribotimit të kësaj vepre, pajisur me shënime nga prof. Kostaq Cipo, duke ruajtur dhe dizajnin e botimit të parë.

“Kënga e Sibilave” – Pjetër Bogdani. Familja Sedaj na jep të drejtën për botimin e këtij libri të pajisur me shënime nga prof. Engjëll Sedaj.

Disa romane fare të veçantë në stilin e tyre:

“Martesa e palumtur e Stanishit” – Dashnor Kokonozi; një histori pasioni e llahtarisur dashurie.

“Një roman në dosjet e policisë” – Gazmend Krasniqi, një roman që ndërthur elemente të shkrimit eseistik me ato letrar e të diskursit akuzues.

“Gruaja që vinte nga mjegulla” – Luan Rama, një histori dashurie e pakurorëzuar, që kur jeta ta ofron, nuk duhet ta humbasësh.

– “Zanafilla” – shkrimtari i ri i talentuar Suad Arilla vjen me romanin e dytë të tij, një ndërthurje e pafund ngjarjesh, historish, kohësh, rrëfimesh..

– “Tytnia” – Enxhi Naumi, libër me vargje aq mbresëlënëse, fitues i “Fondit të Krijimtarisë për të Rinj” nga QKLL

– “Pak kohë për poezi” – Genta Hodo, album me poezi e imazhe nga një vajzë e talentuar.

Botime të karakterit kulturologjik dhe praktik.

– “Peizazhi linguistik i Tiranës” – Elsa Skënderi, profesoresha e nderuar me studimin e saj sjell hartën gjuhësore të kryeqytetit.

– “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi; Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci; nga prof. Shaban Murati një prej penave më prodhimtare të fushës së politikës dhe të diplomacisë.

– “Terma të inteligjencës artificiale” – Edmond Tupja & Erion Çano, një botim i veçantë për një dukuri kaq të pranishme sot në jetën tonë që lidhet me inteligjencën artificiale, shkruar nga profesori i mirënjohur dhe studiues i ri i talentuar në këtë fushë.

– “Nuk mund ta harroj” – Antologji me kujtimet më mbresëlënëse shkruar nga mësuesit për nxënësit e tyre., përgatiti Nanila Allkja Biçaku.

-“50 Receta për të gjithë familjen” – Kristi Janku; një botim që është aq bukur ta keni në raftet e kuzhinës suaj.

– “Pjata e ëmbëlsirave” – Inis Jorgo, kujtime me aromë fëminije, shkruar me aq nostalgji nga autorja.

Botimet për fëmijë

Përkthime për fëmijë

Seria e famshme për fëmijë “Izadora Mun” (4 titujt e parë) – Harriet Muncaster, (përktheu Sofiana Filipi)

“Izadora Mun shkon në shkollë”

“Izadora Mun shkon në kamping”

“Izadora Mun shkon në balet”

“Izadora Mun ka ditëlindjen”

Seria “Majori Tom” (2 titujt e parë) – Bernd Flessner, Peter Schilling, Stefan Lohr (përktheu Sofiana Filipi)

“Shkëputje e plotë”

“Kthim në Tokë:

Seria “Montesori” për bebushat 🙏😍

1. “Kopshti”

2. “Në shtëpi”

3. “Kafshët”

4. “Më ndiq”

Seria “Pse? Kur? Si?

5. Dielli, Hëna dhe yjet

Botime për fëmijë me ilustrime origjinale

“Miush pseja” – Adelina Mamaqi

“Makineria që peshon fjalët” – Laureta Lilaj

“Kroni dhe pulëbardha” – Lediona Braho

Seria “Klasikët për të vegjël” pasurohet me tituj të rinj:

“E bukura dhe bisha” – Përshtatje nga Sarah Rossi (përktheu Lejbjana Hyseni

“Mobi Dik” (Përshtatje nga Davide Morosinotto) – (përktheu Lejbjana Hyseni)

“Origjina e specieve” – Përshtatje nga Daniele Aristarco (përktheu Lejbjana Hyseni)

“Mulan” – Përshtatje nga Sarah Rossi (përktheu Sofiana Filipi)

Botime për adoleshentë

“Spooki – Histori rrëqethëse 1” – Ruth Rahlff (përktheu Admira Poçi)

“Spooki – Histori rrëqethëse 2” – Ruth Rahlff (përktheu Orjela Stafasani)

“Kampi magjik i përrallave 1” – Corina Wieja (përktheu Haxhire Luli)

“Kampi magjik i përrallave 2” – Corina Wieja (përktheu Haxhire Luli)

Serisë “Klasikët për të rritur”, tashmë me 16 tituj, pasurohet me:

Aventurat e Hakëlberi Finit – Mark Twain (përktheu Anxhela Cikopano

Seria “Më quajnë..”

“Më quajnë Bekim Fehmiu” – Fahri Musliu

“Më quajnë Hasan Prishtina” – Azdren Shala

“Më quajnë Vaçe Zela” – Mikaela Minga