Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” mbërrin në Tiranë.
Një javë parakalimi shfaqjesh të jashtëzakonshme të këtij Festivali, i cili nisi vitin e kaluar si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit. Vitin e kaluar edicioni i parë i këtij Festivali u mbajt në Shkup, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.
Publiku do t’i ndjekë shfaqjet në dy orare, 19.00 dhe 21.00 në sallën e Teatrit Kombëtar dhe sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Mbrëmja e fundit ka rezervuar premierën përshëndetëse, “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar Shkup, vepër nga Ledian Gjeçi, me regji të Ilir Bokshit.
Së shpejti, informacione të detajuara për trupat dhe shfaqjet.
Fundi i nëntorit do të flasë në Tiranë me gjuhën e teatrit.