UNIVERSITETET NË SITËN E TRANSPARENCËS
Qëndresa Qytetare organizoi ditën e sotme një forum diskutimi me pedagogë, studentë, institucione të pavarura dhe partnerë ku publikoi gjetjet e monitorimit financiar të 7 universiteteve publike.

Diskutimi u fokusua tek transaprenca dhe shpenzimet që universitetet kanë kryer për zëra të dyshimtë në raport me nevojat që kanë universitetet.
Shqetësuese mbeten shifrat e honorareve ku UPT shpenzoi 1.5 milion Euro, Universiteti i Elbasanit me 555 900 Euro dhe UT me 391 400 Euro për këtë zë.

Zëri i rikonstruksionit mbetet shqëtësues gjithashtu , ku pavarësisht se në vitin 2019 u shpenzuan 170 000 Euro për rikualifikimin e oborrit të Fakultetit të histori – filologjisë, Unviersiteti i Tiranës ka shpenzuar edhe 283 800 Euro për mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Universiteti i Elbasnit jo vetëm që nuk ka lidhur një kontratë me kompaninë shtetërore Illyrian gard për sigurinë e godinës por ka shpenzuar 562 000 Euro për sigurimin në një vit të godinës së tij me 19 roje në dispozicion, ndërsa UT ka shpenzuar 694 668 Euro për ruajtjen e godinave

Universitetet publike kanë shpenzuar fondet më së shumti për sigurinë e godinave dhe pajisje zyre, duke lënë pas kërkimet shkencore apo librat. Ky ishte konkluzioni i nxjerrë nga monitorimi i organizatave jofitimprurëse .
Edhe për këtë vit universitetet kanë marrë pikë negative sa i përket shpenzimeve për kërkimin shkencor.
Në këtë fushë në 7 institucione të monitoruara janë financuar vetëm 74 mijë euro, përfshirë edhe sigurimin e librave. Ndërsa për sigurinë e godinave fondi shkon në 2.4 milionë euro për sigurinë e godinës.

Sipas monituruesve të organizatës Qëndresa Qytetare probleme ka pasur me marrjen e informacionit.
Ndërkaq sipas përllogaritjeve, universitetet kanë shpenzuat në total 25 milionë euro për shërbime personeli nga 42 milionë euro në total.
