DIMRI PO VJEN.
A E KEMI TË PREGATITUR SISTEMIN IMUNITAR ??
Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri, i cili stelle gjithmonë shumë probleme shëndetësore.
Unë si mjek po mendoj se si mund t’ju ndihmoj të mos sëmureni këtë dimër, të paktën ta kaloni lehtë
Ushqimet që ne hamë mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe madje të parandalojë ftohjet e zakonshme.
Më poshtë po ju prezantoj disa ushqime që ju ndihmojnë të mbështesni sistemin tuaj imunitar.
Qepa
Qepët përmbajnë kuercetinë e cila ka veti anti-inflamatore dhe antivirale. Mua më pëlqejnë ti përdor sepse përmirësojnë shijen e pjatave të përditshme.
Ushqimet e fermentuara:
Lakrat turshi, kosi, djathi na pëlqejnë sepse janë shumë të lehta për t’u bërë në shtëpi dhe po aq të lira për t’u blerë në dyqan. Ata pakësojnë rrezikun për infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Boronicat
Këto janë të preferuara për ëmbëlsira por janë të pazëvëndësueshme për të rritur imunitetin pasi
përmbajnë shumë antioksidantë e vitaminë C. Në fakt, ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe uljen e inflamacionit. Unë i bleva nga disa djem që i mblidhnin në malin e Shebenikut e i mbaj të ngrira. Por edhe të thatat janë shumë të mira, mjafton ti lini kokrrat disa orë në ujë.
Mos i zjeni, kështu i shkatërroni!
Kivi
Është e pasur me vitaminë C, folate, kalium dhe antioksidantë, është treguar se ndihmon në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme!
Limonat
Limonat janë të pasur me vitaminë C, fibra dhe komponime të ndryshme bimore të dobishme.
Në fakt, limonët mbështesin shëndetin e zemrës, kontrollin e peshës dhe shëndetin e sistemit të tretjes.
Këshilla ime: -Shtoni limon ne çdo gotë ujë që pini!
Nëse dëshironi më shumë këshilla për të mbështetur sistemin imunitar më shkruani!
Dr Ilir Allkja