Premiera “Çifti i hapur”, gati për në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental!

Premiera “Çifti i hapur”, gati për në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental!

“Çifti i hapur”, komedia e shkruar nga autorët Dari Fo dhe Franca Rame, do të vendoset në skenë si premierë për publikun e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Aktorët që pritet të mbajnë peshën kryesore të komedisë janë çifti i artistëve Suela Bako dhe Romir Zalla, sakaq në role të tjera do të jenë dhe aktorët Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani, nën regjinë e Sulejman Rushitit.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit, Teatri Aleksander Moisiu dhe Teatri i Gostivarit premira e kësaj komedie pritet të vendoset në skenën e teatrit me datë 28 nëntor në orën 19:00.

Foto gjatë provave për komedinë.