Në krye të dy viteve stërvitje rregullisht në palestër, 19-vjeçari Marjan Hoxhaj arriti të shpallej kampion bote në dy kategori të bodybuilding. 19-vjeçarin nga Durrësi, Marjan Hoxhaj, në garën ndërkombëtare të zhvilluar këtë nëntor në Spanjë, arriti të dekorohet me dy medalje të arta, si pjesë e ekipit kombëtar të bodybuilding dhe fitnesit.
“Garova përballë 10 sportistëve të tjerë, në kategorinë 18-20 vjeç. Aty dola fitimtar. Dola kampion absolut në kategorinë Junior.” – është shprehur Marjan Hoxhaj.
I riu nga Durrësi gjithashtu ka qenë triumfues më herët gjatë këtij viti 3 herë radhazi në kampionatin shqiptar. Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në kampionatin ballkanik dhe evropian, ku ka fituar në kategorinë Absolut Junior.
Studenti i UAMD, në degën fizioterapi, rrëfen për punën e skuadrës ku edhe shumë të tjerë nga grupi i tyre arritën të renditen në vende të rëndësishme.
“Ka qenë një punë në grup ku të gjithë Ramazan Qela dhe Irdi Kashari nisën të merreshin me bodybuilding dhe në kompeticionet në fjalë u renditën në 10 më të mirët.”- është shprehur Marjan Hoxhaj.
Sakaq Xhani Qela instruktor dhe kampion në vend dhe jashtë tregon se rrugëtimi për gara të tilla është i vështirë dhe ndryshimet e dietave janë sfidë më vete Të qëndruarit larg familjes për të ndjekur programin e stërvitjes dhe punën është gjithashu sfidues, por puna në grup për Xhanin ka sjellë rezultate.
Një tjetër pjesëmarrës në garat ndërkombëtare është dhe Irdi Kashari i cili më herët ka fituar një sërë garash duke u renditur në vendin e parë. Irdi për më shumë tregon se ka nisur një ndërgjegjësim i institucioneve për t’i vlerësuar dhe përkrahur më shumë kampionët në këto kompeticione, reflektim i cili ka nisur me Bashkinë Durrës dhe vazhdon deri në institucione më të mëdha si ministria.
Në kompeticionin ndërkombëtar në Spanjë, Shqipëria u përqafësua me një ekip prej 13 sportistësh, 6 prej të cilëve ishin nga Durrësi. Vitet e fundit, qyteti bregdetar ka krijuar një traditë mjaft të mirë në këtë sport me kampionë kombëtarë e ndërkombëtarë si Edmond Methasani, Bruno Nuho, Irdi Kashari, Ramazan Qela etj.