Parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Investimi i qeverisë me vlerë 503 mln lekë

Parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Investimi i qeverisë me vlerë 503 mln lekë

Prej pak muajsh Bashkia Durrës me financim të Fondit Shqiptar për Zhvillim ka nisur ndërtimin e një parkimi me nivele pranë stacionit të trenit në Durrës. Punimet e nisura 4 muaj më parë për ndërtimin e parkimit publik në Durrës po kryhen pa leje ndërtimi. Mësohet se shkak është bërë konfikti i pronësisë mes institucioneve shtetëtore.

Trualli ku po ndërtohet parkimi.

Pak javë më parë një ndër pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka qenë dhe kërkesa e Bashkisë Durrës për të kaluar një pjesë të këtij territori në pronësi të kësaj të fundit, pasi toka ndodhet brenda hapësirës së projektit të parkimit.Trualli pranë stacionit të trenit është pjesërisht në pronësi të Hekurudhës Shqiptare. Bashkia e Durrësit, pa u bërë pronare e tokës nuk mund të lëshojë leje ndërtimi. Për pasojë si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ashtu dhe Bashkia e Durrësit po veprojnë në shkelje të ligjit.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako

Deri më tani kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Emirjana Sako e pyetur për këtë çështje ka deklaruar se projekti ka leje zhvillimi, por janë ende në proces të dhënies së lejes së ndërtimit. Kur kanë kaluar 3 javë nga kjo deklaratë, ende nuk ka dalë leja e ndërtimit.

Kantieri i punimeve 24 nëntor 2024

Godina e parkimit publik në Durrës, financim i qeverisë me vlerë 503 milionë lekë po ndërtohet në shkelje të ligjit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Durrësit. Në kantier po punohet prej 4 muajsh, ndonëse bashkia ende nuk ka nxjerre lejen e ndërtimit. Për të mësuar më shumë rreth mungesës së lejes së ndërtimit të këtij objekti, gazetari Aldo Mustafa i ka drejtuar kërkesë zyrtare Bashkisë Durrës. Kjo e fundit i ka kaluar kopetencat e saj Fondit Shqiptar për Zhvillim”, në një kohë që dhënia e lejes së ndërtimit është kopetencë e bashkisë.

Përgjigjja e Bashkisë Durrës

Sakaq RevoKult.com iu drejtua dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mësuar më tej, por gjithashtu dhe ky i fundit ia kalon kopetencat e tij Bashkisë Durrës.

Përgjigjja e FSHZH

Në fakt është pikërisht konflikt i pronësisë mes institucioneve që ka çuar në këtë shkelje ligjore. Trualli ku po ndërtohet parkimi pranë stacionit të trenit në Durrës është pjesërisht në pronësinë të Hekurudhës Shqiptare. Për shkak se prona ende nuk kaluar në emër të bashkisë, nuk mund të lëshohet leja e ndërtimit. Kësisoj ndërtimi po kryhet në shkelje të ligjit, për shkak të burokracive dhe konfikteve mes dy institucioneve shtetërore.